Kombet e Bashkuara konfirmojnë numrin e civilëve të vrarë në Ukrainë

27 shkurt 2022 | 08:06

Luftimet intensive janë zhvilluar në disa qytete të mëdha të Ukrainës. Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OCHCR) raporton se ka pasur të paktën 240 viktima civile, duke përfshirë të paktën 64 vdekje në vend deri më tani.

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut shtoi se dëmtimet në shtëpi dhe infrastrukturë kritike kanë lënë qindra njerëz pa akses në ujë dhe energji elektrike. OKB tha, gjithashtu, se mbi 160 000 ukrainas tani janë të zhvendosur brenda vendit dhe përpiqen të ikin përtej kufijve ndërkombëtarë raporton “BBC”.

Qeveria e Ukrainës vlerëson se pushtimi rus mund të lërë pas deri në pesë milionë refugjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse kanë hyrë në Harkiv, qytetin e dytë më…