Kombëtarja e femrave shqiptare, triumfojnë përballë vajzave dardane
Kombëtarja e Shqipërisë për femra ka arritur të triumfojë kundër vajzave të përfaqësueses së Kosovës me shifrat 3-1, takim i luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Kjo përballje mes vajzave kuq e zi dhe atyre dardane ishte e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.
Me këtë fitore vajzat kuq e zi pozicionohen në vendin e 4-të me 7 pikë, 3 pikë më shumë se vajzat e përfaqësueses së Kosovës.
Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 19-të nga Kristina Maksuti, Megi Doçi dyfishoi rezultatin në minutën e 45-të. Një pjesë e parë e bukur nga vajzat kuq e zi të cilat arritën të zhvillonin një lojë vërtet të bukur.
Ndërsa golin përfaqësuesja e Kosovës arriti ta shënonte në minutat shtesë të kësaj pjese me anë të Kaltrina Biqkajt, ndërsa goli i tretë për kombëtaren kuq e zi erdhi në pjesën e dytë duke vulosur kështu edhe shifrat përfundimtare të sfidën.