Kombëtarja e Kosovës debuton në Kampionatin Evropian të pikados
01 shtator 2022
| 16:45
Kombëtarja e Kosovës ka debutuar në Kampionatin Evropian të pikados, i cili është duke u mbajtur në Podcetrtek të Sllovenisë.
Djemtë nga Kosova tanë ishin në grup me Italinë, Poloninë dhe Kroacinë.
Ndonëse kanë humbur përballjet, atë me Spanjën në eliminime, me pak fat kanë mundur të triumfojnë ndaj Polonisë, nga e cila u mundën 17:15.
Ishte kjo përvoja e parë në një nivel të tillë për pikadistët tanë, të cilët kanë treguar se nuk kanë dallim të madh me garuesit e shteteve e tjera.