Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve po merr pjesë në turneun Ballkanik në Tiranë

17 tetor 2024 | 15:22

Kombëtarja e Kosovës e të amputuarve po e përfaqëson vendin tonë në turneun Ballkanik të futbollit që po zhvillohet në Tiranë. Në këtë turne, përveç Kosovës, marrin pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë dhe Turqisë.

Në ndeshjen e parë Kosova pësoi humbje nga Turqia (12:0), derisa ballafaqimin e radhës do ta zhvillojë kundër Shqipërisë. Edhe kjo e fundit në ndeshjen e parë ka pësuar humbje nga Turqia (11:0). Ky është turneu i tretë në të cilin po merr pjesë ekipi i të amputuarve të Kosovës, pasi më herët ka marrë pjesë në turnetë e zhvilluara në Belgjikë dhe Skoci. FFK do të vazhdojë të mbështesë secilën kategori dhe të ofrojë mundësi të barabarta për gjithëpërfshirje në futboll.

  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të katërmbëdhjetë, në mision për të operuar fëmijët…