Kombëtarja e Kosovës është nisur për në Athinë

13 tetor 2020 | 11:39

Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar edhe për mungesat që do t`i këtë Kosova në përballjen me Greqinë.

“Kombëtarja e Kosovës është nisur sot për në Athinë, ku të mërkurën do të luajë kundër Greqisë në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve. Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova, për të cilët pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë. Kombëtarja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë”, është thënë në njoftimin e FFK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në…