Kombëtarja e Polonisë shoqërohet në Katar nga dy avionë ushtarak F-16
Polonia po kalon një moment të vështirë në aspektin politik. Polonia është shtet i NATO-s, ndërkohë që ushtria është vënë në gatishmëri. Kombëtarja e këtij shteti ka fluturuar drejt Katarit, aty ku do të garojë në Kupën e Botës në grupin C me Argjentinën, Meksikën dhe Arabinë Saudite.
Kombëtarja polake u shoqërua për arsye sigurie nga dy avionë luftarakë F-16 gjatë rrugës për në Katar, veprim që është pritur mirë nga Robert Lewandowski me shokë, të cilët takimin e parë në Kupën e Botës do e luajnë ndaj Meksikës (22 nëntor, 17:00).
Poland's army sent two F-16s to escort the Polish national team's plane as it flies to Qatar. 🇵🇱🛩️
The fighter jets stayed with the plane carrying the Biało-czerwoni until to the border with Slovakia.pic.twitter.com/S6VUC4JzcF
— PSN Futbol (@PSN_Futbol) November 17, 2022