
Kombëtarja kroate dhuron 23 milionë euro për bamirësi
18 korrik 2018
| 15:25
Kombëtarja e Kroacisë ka vendosur që 23 milionë eurot e fituara nga Kupa e Botës t’i dhurojë për bamirësi.
Kroacia në Kupën e Botës “Rusia 2018” arriti deri në finale, duke shënuar suksesin më të madh në histori të tyre në futboll. Ata u mposhtën në finale nga Franca 4-2, por në shtëpi u pritën si heronj ku rreth 500 mijë qytetarë e falënderuan ekipin në rrugët e Zagrebit për emocionet që i falën gjatë një muaji.
Falë këtij suksesi, ata fituan 23 milionë euro nga FIFA. Federata e Futbollit e Kroacisë ka vendosur që të gjithë paratë e fituara në Botëror t’i dhurojnë për bamirësi për fëmijët e varfër. Ata me ato para do të mundësojnë që këta fëmijë të kalojnë pushimet e verës si të gjithë njerëzit e tjerë të zakonshëm.