Kombi nuk ka baba!

25 janar 2025 | 23:23

Shkruan: Besim Xani

Filozofia e Frensis Bekonit na mëson se duhet të rrënojmë idhujt dhe paragjykimet që pengojnë mendimin e lirë dhe logjik. Shprehja “hajde te baba” simbolizon një mendësi që lidhet me nënshtrimin dhe mungesën e pavarësisë mendore. Kadareja trishtohet nga kjo frazë, duke theksuar se kombi nuk mund të ketë “babë”, sepse një ide e tillë është e papranueshme dhe e turpshme për mendimin modern. Këtë ide e përforcon edhe Frojdi, i cili thekson se njeriu e krijoi Zotin në imagjinatën e tij si një figurë babai të idealizuar. Misioni i filozofisë është të na mësojë të mendojmë me kokën tonë, të zhvillojmë arsyetimin e pavarur dhe të mos i nënshtrohemi autoriteteve të padrejta. Megjithatë, siç shihet në Kosovë, kjo logjikë shpesh mungon, duke krijuar hapësirë për varësi dhe për një mënyrë të menduari që ndikon negativisht në zhvillimin e shoqërisë dhe është e pikëllueshme kur e sheh në tubime të Vetëvendosjes duke iu drejtuar populli Kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit “hajde te baba” kjo nuk flet për votues që mendojnë me kokën e vetë por për një turmë që voton pa logjikë e që e mbrojnë marrëzinë. Kryeministri Kurti ka krijuar kultin e diktatorit, Ismail Kadare thotë: ‘Diktatorët e kanë shpikur fjalën modesti, sipas tij të jesh modest do të thotë të përulesh dhe të heshtësh, edhe atëherë kur duhet të reagosh si qytetar.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Demokracisë Konservatore, njëherësh edhe kandidat për deputet në…