KOMBI SHQIPTAR PËRBALLË CORONAVIRUSIT

19 mars 2020 | 17:55

Ismet Sylejmani

I tërë globi është në këmbë, është në gatishmëri maksimale!

Coronavirusi COVID-19, është më shumë e më i rrezikshëm se sa kolera, është më shumë e më i rrezikshem se sa mortaja/variola, është më shumë e më i rrezikshëm se sa tbc/tuberkulozi, është më shumë e më i rrezikshëm se sa hiv/aids, është më shumë e më i rrezikshëm se sa ebola, është më shumë e më i rrezikshëm se sa fruthi, është më shumë e më i rrezikshëm se sa gripi sars etj., etj..

Kjo që po ngjanë është më shumë se luftërat shfarosëse që janë zhvilluar deri më sot!

Njerëzimi po përballet me një dukuri të panjohur deri më tash!

I gjithë njerëzimi nga e tërë bota është mbyllur, është izoluar, pret në ankth çfarë zë nata e çfarë sjellë dita!

Kombi shqiptar po jeton çastet e veçanta në epokën e coronavirusit COVID-19!

Në këtë gjendje udheheqësit e kombit tonë kanë mbi supet e tyre peshë të madhe!

Është në interes të së ardhmes, në interes të atyre shqiptarëve të ardhshëm që do ta mbijetojnë coronavirusin, i cili po tremb të gjitha moshat, e që po kërcënon me vdekje kudo e në çdo anë, të dalin në skenë dhe me urtësi të drejtojnë përtej kufinjeve të Shqiperisë, të Kosovës, të Maqedonisë, të Luginës së Preshevës, të Malit të Zi e kudo që jetohet e flitet shqip!

Kombi shqiptar ka nevojë më shumë se kurrë, që të hedhë edhe në këtë kohë hapin e madh, të bashkohet dhe të bëjë mobilizim të organizuar dhe çdo pjestarë i tij të jetë afër njëri tjetrit, dhe me shumë se kurrë të jenë solidarë dhe të japim provimin e vëllaut ndaj vëllaut, të motrës ndaj motrës, të fqiut ndaj fqiut, të lagjes ndaj lagjes, të fshatit ndaj fshatit, të qytetit ndaj qytetit, të shtetit ndaj shtetit, të përballojmë me sukses këtë gjendje dhe të dalim më të fortë e më të bashkuar dhe të shtrojmë rrugën e se ardhmës së përbashkët dhe me suksese edhe më të mëdha, të marshojmë përpara!

E ardhmja është e atyre që e mbijetojnë pandeminë e coronavirusit COVID-19!

Populli shqiptar brenda e jashtë Atdheut të dëshmojë solidaritet!

Sot kemi shansin e madh, kur po na kërcënon vdekja kudo e edhe brenda familjeve tona, të përballojmë të keqen, të parandalojmë virusin, të triumfojmë e të shohim në drejtim të së ardhmes!
Të dalim fitimtarë e triumfues!

Lutemi te zoti e te shteti, te populli e te kombi!

Kombi shqiptar të dalë sa më me pak vdekje, sa më me pak humbje!

Lutemi edhe për miqtë e aleatët tanë!

Prishtinë, 19 Mars 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i është përgjigjur akuzave të…