Komedia “Martesa me letra”, shfaqet nesër në Nagold të Gjermanisë, aktori premton humor dhe të qeshura pafund
Komedia “Martesa me letra” e aktorit shqiptar të humorit Kreshnik Ibrahimi do të shfaqet nesër më 28 maj (ora, 18:00) në sallën Nagold të Gjermanisë në Sallën e qytetit.
Aktori Kreshnik Ibrahimi ka ftuar shqiptarët që jetojnë në diasporë, e veçanërisht në Gjermani, që të ndjekin shfaqjen e komedisë.
“Komedia paraqet historitë e martesave me letra, e cila vazhdon si fenomen e të rinjve nga vendet tona të prejardhjes, të cilët përveç dashurisë, kërkojnë të gjejnë edhe një jetë më të mirë në shtet evropiane, pastaj raportet bashkëshortore, përshtatja në një vend të huaj e të tjera, të cilat do të sjellën para publikut me humor dhe të qeshura pafund”, thotë Ibrahimi.
Aktori Ibrahimi thotë se shfaqja është familjare dhe mund të përcillet në sallë nga të gjitha grup moshat, e cila nuk përmban banalitet, por ruan etikën familjare të popullit tonë.
Kreshnik Ibrahimi tash e disa vjet jeton në Gjermani. Ai përveç shfaqjeve me komedi nëpër vende të ndryshme nëpër Evropë, është edhe producent dhe udhëheqës i emisionit “Ich bin Albaner”.
Komedia Martesa me letra” është shfaqur para ditëvë në Zurich të Zvicrës.