Komedianët rusë pretendojnë se e kanë futur në kurth Kurtin, i lajmërohen në emër të presidentit të Letonisë (video)

26 mars 2025 | 15:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti duket se ka rënë pre e dy rusëve të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë.

Ata kanë publikuar një video në njërën nga llogaritë e tyre, ku Kurti dëgjohet duke folur për opozitën në Kosovë, mediat, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e të tjera.

Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur edhe si Vovan dhe Lexus, për shumë kohë kanë mashtruar liderë të njohur botërore e figura të tjera publike.

Zakonisht, ata në këto biseda shfaqen si liderë apo zyrtarë të tjerë, derisa në rastin e Kurtit, janë paraqitur si presidenti i Letonsië.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër do të zhvillohet derbi i Superligës në futboll mes…