Komediani britanik kërkon nga qytetarët me ngjyrë që të vaksinohen
Aktori dhe komediani Lenny Henry se bashku me aktorët Chiwetel Ejiofo, David Harewood dhe Adjoa Andoh kanë shkruar një letër të hapur ku i drejtohen komunitetit me ngjyrë të Mbretërisë së Bashkuar që të vaksinohen.
Në letër komediani Henry u bën thirrje të gjitha komuniteteve me ngjyrë që të marrin vaksinën kur t’ju vijë mundësia.
“Unë i dëgjoj dhe i kuptoj shqetësimet me të cilat luftojnë njerëzit e të gjitha komuniteteve, por në veçanti në komunitetet e personave me ngjyrë. Unë dua që njerëzit të jenë të sigurt, nuk dua që njerëzit të vdesin ose të përfundojnë në spital për shkak të Covid-19. Ju keni shqetësime dhe shqetësime legjitime, ne e dimë këtë. Ne e dimë që ndryshimi duhet të ndodhë dhe se është e vështirë t’i besosh disa institucioneve dhe autoriteteve. Mos lejoni që frika juaj e kuptueshme të jetë ajo që ju pengon. Mos lejoni që shqetësimet tuaja të jenë gjëja që zgjeron pabarazinë racore në shoqërinë tonë. Mos lejoni që zezakët të vazhdojnë të ndikohen në mënyrë disproporcionale nga kjo sëmundje e tmerrshme”, wshtw shkruar në letër.
Kjo letër është shkruar pasi shifrat e personave me ngjyrë të vaksinuar janë shumë të ulëta në krahasim me komunitetet e tjera.