Komediani, Volodymyr Zelenskiy udhëheq në zgjedhjet për president në Ukrainë
01 prill 2019
| 08:20
Komediani pa përvojë politike, Volodymyr Zelenskiy, ka fituar më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, bazuar në rezultatet e sondazheve dhe rezultatet e para të komisionit zgjedhor.
Zelenskiy është thënë të ketë fituar 30.4 për qind të votave derisa presidenti aktual, Petro Poroshenko 17.8 për qind.
Që të dy këta kandidatë, që kanë bërë deklarata pro-evropiane, pritet të garojnë sërish muajin e ardhshëm.
“Jam shumë i lumtur, mirëpo ky nuk është hapi i fundit”, është cituar të ketë thënë Zelenskiy.
Poroshenko në anën tjetër e ka përshkruar këtë rezultat si “mësim të ashpër”.
Për dallim nga Zelenskiy dhe Poroshenko, ish-kryeministrja, Yulia Tymoshenko duket se është eliminuar nga gara.