![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/02/Jude-Bellingham-1.jpg)
Komenti epik i Valverdes për Bellinghamin: ‘Nuk mund të luash me tri këmbë’
11 shkurt 2024
| 13:44
Real Madridi mbrëmë ka triumfuar kundër Gironës me rezultat të thellë 4:0, duke e rritur diferencën e pikëve në pesë.
Gjatë ndeshjes janë dalluar, Vinicius dhe Jude Bellingham.
Braziliani e ka realizuar një gol dhe ka bërë dy asistime, ndërsa anglezi ka shënuar dy herë.
Por, ajo se çfarë është bërë virale ishte komenti i Federico Valverdes, që i ka bërë Jude Bellinghamit.
“Nuk mund të luash me tri këmbë”, ishte komenti qesharak i tij.