Komentuesit serb i vërsulen me ofendime partnerës së Faton Hajrizit, “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”

19 korrik 2024 | 21:02

Partnerja e Faton Hajrizit, ka publikuar një fotografi të bërë më herët bashkë me të dhe prindërit e tij.

Meqë profili i saj në Instagram është public, shumë serbë i janë vërsulur me komente ofenduese dhe fyese.

“Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, “Hajdeni sërish në Serbi”, janë vetëm disa prej komenteve të serbëve ndaj Liridona Shalës.

Përveç kësaj, fyerje e sharje me fjalët më të rënda janë përdorur ndaj partneres së Faton Hajrizit, në disa komente të tjera.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zv/kryeministri i parë, Besnik Bislimi, e ka quajtur kriminel Faton…