Komisionari Hahn kërkon pezullimin e taksës ndaj Serbisë
15 prill 2019
| 17:21
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm rinisjen e dialogu në mes të Kosovës e Serbisë.
Ai nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter”, i ka bërë thirrje Kosovës që ta pezullojë taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.
“Takim i mirë me presidentin Hashim Thaçi. Është e rëndësishme që dialogu mes Serbisë e Kosovës të rinis me shpejtësi, gjithashtu në interes të stabilitetit dhe progresit më të gjerë rajonal. Unë e përsërita pozicionin e Bashkimit Evropian se tarifat ndaj produkteve serbe nga Kosova, duhet të paktën të pezullohen”, ka shkruar Hahni.
/Epoka e re/