Komisionari Hahn mirëpret votimin e PE-së për vizat
13 shtator 2018
| 13:57
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Johanes Hahn, ka mirëpritur vendimin e Parlamentit Evropian për miratimin e rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Mirëpres dritën e gjelbër nga Parlamenti Evropian, për të nisur negociatat me Këshillin e Ministrave për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Hahni në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/