Komisionari Hahn nuk komenton idenë për korrigjimin e kufirit Kosovë-Serbi
27 gusht 2018
| 13:39
Komisionari për Zgjerim i Bashkim Evropian (BE), Johannes Hahn, ka refuzuar të përgjigjet për opsionet e mundshme për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Mendoj që nuk është e përshtatshme që të bëjmë komente lidhur me diskutimet dhe negociatat në vazhdim. Presupozoj se takimi (Thaçi-Vuçiq) i ardhshëm në Bruksel nuk do të jetë i fundit, do të jetë edhe një tjetër takim dhe sigurisht do të kërkojë kohë që të gjendet një marrëveshje”.
“Nuk jam i gatshëm të bëjë asnjë koment, përveç atij siç është parashtruar në strategjinë e Ballkanit Perëndimor: Në nuk pranojmë asnjë anëtar të ri me çështje të pazgjidhura”, ka thënë ka thënë Hahni gjatë konferencës për medie pas takimit me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.