Komisionari Hahn, Pacollit: Kosova, afër liberalizimit të vizave
25 shtator 2018
| 17:21
Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, gjatë bisedës me ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se është interesuar për përparimin në dialogun me Serbinë.
“Theksova rëndësinë e përparimit të dialogut me Qeverinë e Serbisë”, ka shkruar Hahn në “Twitter” pas takimit.
Ai ka theksuar se një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme do të ishte në të mirë të rajonit.
Hahn ka shtuar se Kosova është afër liberalizimit të vizave me vendet e Shengenit, pasi Komisioni Evropian e ka miratuat propozimin.
Takimi midis komisionerit Hahn dhe ministrit Pacolli është zhvilluar në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
/Epoka e re/