Komisionari i BE-së, Serbisë: Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë

16 maj 2022 | 15:27

Komisionari i Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim, Oliver Varhelyi, ka thënë se dialogu Kosovë- Serbi duhet të vazhdojnë.

Këto komente ai i ka bërë pas takimit që pati në Bruksel me kryediplomatin serb, Nikola Selakoviq.

“Diskutim i sinqertë me ministrin e Jashtëm, Nikola Selakoviq për pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë. Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”

Në kryeqendrën evropiane – Bruksel është duke qëndruar edhe shefja e diplomacisë së Kosovës,  Donika Gërvalla, e cila do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Në takim do të marrin pjesë 27 ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, bashkë me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor si dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Tema diskutimi në takim pritet të jenë çështjet e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe ndikimi i tyre në politikat e sigurisë së shteteve të BE-së dhe rajonit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca…