Komisioneri për zgjerim i BE-së viziton sot Kosovën

05 maj 2021 | 08:46

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi sot do të jetë për një vizitë në Kosovë.

Ndonëse nuk është bërë e ditur ende agjenda, Varhelyi pritet të takohet me liderët shtetërorë, ndërsa temë diskutimi do të jetë menaxhimi i pandemisë dhe vaksinimi anti-Covid.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi gjatë kësaj jave ka vizituar shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë të martën pasdite pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër Covid-19.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër Covid-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkon nga Qeveria e…