Komisionerja e LDK-së ngrit dyshime për manipulime: Tre fletvotime pa vulë për LV-në në një klasë në Pejë

16 shkurt 2025 | 17:24

Në një raport nga një qendër vendvotimi në Pejë, një komisionare e Lidhjes Demokratike të Kosovës thuhet të ketë identifikuar tre fletvotime pa vulë, kësisoji duke ngritur dyshime për të ashtuquajturin “tren bullgar”.

Ky është raportimi i komisioneres sipas “Nacionale”.

Raport për Qendrën e Votimit në Nabergjan (Komuna e Pejës) me numër 1724/03. Gjatë procesit të numërimit të votave në Qendrën e numërimit 1724, në klasën 03, janë identifikuar tri (3) fletëvotime të pa vulosura nga komiaionerja e LDK-së, Genesa Bërbati.

Pas numërimit të votave ajo ka raportuar se në klasën 03 të kësaj Qendre kanë hasur në 3 (tri) fletëvotime të pavulosura si dhe 27 fletëvotime të pavlefshme të cilat ani pse ishin të shenjëzuara anash emrit të partisë LDK nuk i ka lejuar që të numërohen si të vlefshme. (shqetësimi ynë është tek 3 fletëvotimet e pa vulosura të cilat kanë mundur të shpërndahen jashtë Qendrës së votimit dhe të deformohet / demtohet procesi zgjedhor).

Vlenë të cekët se gjatë menaxhimit të këtij procesi në klasën 03 të kësaj Qendre, administrator i vulës ishte Istref Iberdemaj komisioner i partisë Vetëvendosja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Taravari i kërkon dorëheqjen Ali Ahmetit! Dorëheqja e…