‘Komisionet parlamentare të ofrojnë transparencë për mediet dhe publikun gjatë mbajtjes së mbledhjeve’

12 maj 2020 | 13:22

Organizata joqeveritare “Demokraci Plus” ka vlerësuar se përhapja e pandemisë Covid-19 edhe në vendin tonë ka vështirësuar punën e institucioneve, në veçanti të Kuvendit të Kosovës.

Kjo organizatë theksuar se legjislativi ka reduktuar ndjeshëm aktivitetet e tij edhe si pasojë e shkarkimit të Qeverisë.

“Përkundër kësaj, disa komisione parlamentare kanë mbajtur mbledhje gjatë kësaj periudhe kryesisht për të diskutuar për masat e ndërmarra nga Qeveria dhe institucionet tjera shëndetësore. Nuk kanë munguar as mbledhjet në mënyrë virtuale, të cilat D+ i inkurajon si formë gjatë kësaj periudhe të pandemisë”, është thënë në njoftimin e D+.

Më tutje, D+ ka bërë me dije se nuk inkurajon zhvillimin e mbledhjeve të komisioneve parlamentare pa praninë e medieve dhe publikut.

“Ajo çfarë D+ nuk inkurajon është zhvillimi i mbledhjeve të komisioneve parlamentare pa praninë e medieve dhe publikut.  Transparenca është obligim i institucioneve publike për të shkëmbyer informata me qytetarët. Në të kundërtën, pamundësohet llogaridhënia. Ne e kuptojmë që komisionet parlamentare duhet të respektojnë masat distancës sociale dhe të shmangin koncentrimin e shumë personave në një sallë,  mirëpo kjo nuk është arsye e mjaftueshme për të pamundësuar qasjen e plotë në informata të medieve dhe publikut”.

“Për këtë qëllim, ne kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që t’i mundësojë transmetuesit publik të regjistrojë dhe shpërndajë me mediumet e tjera mbledhjet e komisioneve, në mënyrë që publiku të ketë informacionet e nevojshme nga puna e përfaqësuesve të tyre. Një mundësi tjetër që Kuvendi mund të konsiderojë është transmetimi i drejtpërdrejtë i mbledhjeve të komisioneve parlamentare në faqet zyrtare të Kuvendit në internet, ashtu siç vepron me seancat plenare. Po ashtu, edhe mbledhjet të cilat mbahen në mënyrë virtuale, videot e këtyre mbledhjeve duhet të publikohen”, është thënë në njoftimin e organizatës D+. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antonio Cassano ka zgjedhur formacionin ideal, bazuar vetëm në lojtarët…