Komisioni Diciplinor kërkon përgjegjësi nga Batatina për gjuhën e përdorur ndaj Qeqa Krelanit
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka përfunduar nën kthetrat e Komisionit Diciplinor të FFK-së për shkak të gjuhës së përdorur ndaj gazetares sportive.
Deri te ky inicim disiplinor erdhi për shkak të gjuhës së përdorur ndaj gazetares së Radio Televizionit Publik të Kosovës, Qëndresa Krelanit gjatë një debati në emision sportiv.
Vendimi i Komisionit disiplinor:
Ndaj kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina, ID 0011144M77.
Gjate debatit televizi në emision sportiv të KTV-së të datës 11.04.2021, perdorë gjuhë të pa përshtatshme ndaj gazetares (analistes) së RTK-së, Qendresa Krelani, e që është në kundërshtim me etikën sportive.
Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 i Rregullores disiplinore. Kërkohet deklaratë shtesë nga trajneri i FC Llapi, Tahir Batatina. Date:16.04.2021 ora 13:00”, thuhet në njoftimin e FFK-së.