Komisioni Disiplinor dënon Llapin
17 shkurt 2021
| 17:02
Skuadra e Llapit është dënuar me një mijë euro gjobë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Komisioni i shkallës së parë ka mbajtur mbledhje dhe ka shqyrtuar procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së 1/8 të finales në Kupën e Kosovës.
Arsyeja e dënimit është mosrespektim i masave anti-Covid-19 si dhe hedhja e fishekzjarrëve në min 1, 4 dhe 34. Në minutën e 34-t ndërpritet loja për katër minuta, derisa shikuesit u larguan nga tribunat.