Komisioni Disiplinor e shpall të pafajshëm Telakun, Gashit i tërheq vërejtjen për raportet ndërkolegiale
Drejtori i Klinikës së Gastroenterologjisë, Zaim Gashi e kishte dërguar kolegun e tij Skënder Telaku në Komisionin Disiplinor, pasi Telaku kishte refuzuar të punoj në klinikat Covid gjatë pandemisë.
Telaku kishte refuzuar me arsyetimin për gjendjen e tij shëndetësore dhe moshën e shtyrë, si dhe faktin se Gashi nuk kishte dërguar në klinikat Covid mjekë më të rinj sesa ai, shkruan Gazeta Shneta.
Këto arsyetime i ka marr për bazë edhe Komisioni Disiplinor i përbërë nga oftalmologu Florim Zejnullahu, kryetar; dhe anëtarët Jehona Vasolli dhe Havushe Rexhepi. Ky Komision e ka shpallë Telakun të pafajshëm.
“Komisioni pas shqyrtimit në tërësi të lëndës së Dr. Skender Telaku, e shpall të pafajshëm për shkak se: Nuk janë shqyrtuar ankesat shëndetësore të deklaruara dhe mosha e shkelësit të supozuar nga ana e drejtorit të klinikës”, thuhet në arsyetim.
Madje Komisioni tërheq vërejtjen në arsyetim se në Klinikën e Gastroenterologjisë mungojnë raportet ndërkolegiale, duke pas parasysh edhe rastet e mëparshme të raportuara nga i njëjti menaxhment i klinikës.
“Poashtu në bazë të verifikimit të orarit të kujdestarisë për rastet Covid-19, shihet se janë të angazhuar vetëm dy gastroenterologë, kur kihet parasysh fakti se janë mbi 10 gastroenterologë të cilët janë në moshë më të re sesa shkelësi i supozuar”, thuhet në arsyetim. Arsyetimin e plotë mund ta lexoni më poshtë në dokumentin e siguruar nga Gazeta Shneta.