Komisioni Disiplinor hap procedurë hetimore ndaj Dallkut

14 maj 2021 | 16:30

Armend Dallku është nën hetim nga Komisioni Disiplinor i FFK-së.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, kishte akuzuar vendimet e gjyqtarëve pas ndeshjes së finales së Kupës së Kosovës kundër KF Llapit.

Për komentet e tij, Komisioni Disiplinor ka hapur procedurë ndaj Dallkut, ku sipas udhëzimeve të Komisionit kërkohet një deklaratë sqaruese deri më 18 maj ose Komisioni do të marrë vendim për të gjobitur trajnerin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendësministri i Vetëvendosjes, Avni Zogiani ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë,…