
Komisioni Evropian emëron sekretaren e përgjithshme
14 janar 2020
| 23:39
EKomisioni Evropian emëroi Ilze Juhansone, një ish-ambasadore të Letonisë në Bashkimin Evropian, si sekretare të përgjithshme të saj.
Juhansone shërben si sekretare e përgjithshme në detyrë që prej nëntorit, pas largimit të Martin Selmayrit. “Që nga ardhja ime verën e kaluar, Ilze Juhansone e ka treguar veten se është shumë kompetente dhe e ditur”, ka deklaruar presidentja e KE, Ursula von der Leyen, duke vlerësuar përvojën e saj të gjerë dhe aftësitë e drejtuese. Von der Leyen i ka vënë përparësi vetes që të ketë më shumë gra me pozicione të larta në ekzekutivin e BE-së./kp