Komisioni Evropian ndan 100 milionë euro për Kosovën
11 gusht 2020
| 17:35
Komisioni Evropian (KE) ka ndarë të martën 100 milionë euro për Kosovën.
Kushtet e politikave për këto 100 milionë euro nga programi mikro-financiar lidhen me forcimin e stabilitetit publik financiar, adresimin e papunësisë së të rinjve, përmirësimin e qeverisjes së mirë, dhe luftimin kundër korrupsionit. Nga skema e ndihmës mikro-financiare, përveç Kosovës kanë përfituar edhe Shqipëria në shumë prej 180 milionë, Gjeorgjia 150 milionë, Jordania 700 milionë, Moldavia 100 milionë, Mali i Zi 60 milionë, Maqedonia e Veriut 160 milionë, dhe Ukraina me 1.2 miliard euro.