Komisioni Evropian propozoi buxhetin prej 199.7 miliardë euro për BE
Komisioni Evropian (KE) ka propozuar sot buxhetin e Bashkimit Evropian për vitin 2025 prej 199.7 miliardë eurosh, është bërë e ditur sot në faqen zytrare të KE-së.
Buxheti do të plotësohet me rreth 72 miliardë euro pagesa në kuadër të projektit “Next Generation EU”.
Projektbuxheti për vitin 2025 do të drejtojë fondet atje ku mund të bëjnë diferencën më të madhe, në bashkëpunim dhe në përputhje me nevojat e vendeve anëtare të BE-së.
Kjo do të bëhet duke inkurajuar tranzicionin e gjelbër dhe dixhital, duke krijuar vende pune duke forcuar autonominë strategjike të Evropës dhe rolin global.
Projektbuxheti për vitin 2025 do të sigurojë gjithashtu mbështetje të vazhdueshme për refugjatët sirianë në Turqi dhe rajonin më të gjerë, fqinjësinë jugore, duke përfshirë dimensionin e jashtëm të migracionit, si dhe Ballkanin Perëndimor, dhe më e rëndësishmja është mbështetja e qëndrueshme për Ukrainën, sipas faqen e internetit të KE-së.
Përveç buxheteve të tjera për vitin 2025, 53.8 miliardë euro janë caktuar për politikën e përbashkët bujqësore.