Komisioni Evropian publikon sot raportin për Kosovën
Komisioni Evropian do të publikojë sot dokumentin e strategjisë së zgjerimit dhe raportet për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.
Raporti në tërësi do të përmbajë vlerësime për ecurinë e reformave në vendet e Ballkanit.
Sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës si pika kyçe do të mbeten lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i drejtë i gjykatave.
Përmbajtja e raportit do të përdoret nga vendet anëtare dhe nga vendet që pretendojnë anëtarësimin si mjete lobimi për marrjen e vendimeve.
Në ora 12:45 do të mbahet në Bruksel konferencë për medie nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, dhe komisionari për zgjerim, Johannes Hahn.
Ndërsa në ora 13:00, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesja e BE-së, Nataliya Apostolova, mban konferencë për medie në Shtëpinë e Evropës.