Komisioni Evropian publikon sot raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor
Komisioni Evropian do ta publikojë sot në Strasburg, Raportin e Progresit për vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian.
Ky dokument është pjesë e paketës vjetore të zgjerimit të Bashkimit Evropian ku pritet të tregohet përparimi që kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia, në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE.
Anëtari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Eduard Kukani, ka deklaruar se Kosova, ashtu si Bosnjë-Hercegovina nuk duhet të presin raporte pozitive nga Komisioni Evropian këtë vit.
Sipas tij, sundimi i ligjit dhe aspekte ekonomike të vendit janë ende nën një pikëpyetje të madhe, ndërsa normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është në stanjacion, me shkallëzime të herpashershme dhe tensione në të dyja palët.
Komisioni Evropian beson se reformat në Kosovë janë ngadalësuar në sajë të periudhës së zgjedhjeve vitin e fundit në Kosovë.
Në Raportin për Kosovën theksohet se ngecja e reformave, konstituimi i vonshëm i Kuvendit dhe i Qeverisë. Po ashtu jepen kritika të ashpra për tentimin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Ndërkohë, aty përshëndetet ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe angazhimi më i madh në luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar.