Komisioni Hetimor për rezervat shtetërore nuk arrin ta miratojë planin e punës
04 dhjetor 2023
| 15:39
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore nuk ka arritur të miratojë planin e punës, në mbledhjen e sotme.
Shkak për këtë janë bërë mospajtimet ndërmjet deputetëve të mazhorancës me ata të opozitës, raporton “KP”.
Për këtë arsye është vendosur që në mbledhjen e radhës të harmonizohen kërkesat dhe të arrihet një kompromis.