Komisioni Hetimor për subvencionimin e librave përfshinë të gjitha DKA-të komunale në këtë proces
31 maj 2024
| 14:17
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024, ka vendosur që në proces të përfshihen të gjitha Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), e jo vetëm shtatë, siç ishte përmendur më herët.
Po ashtu, kryetari i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj, ka bërë me dije se është hapur thirrja për ekspertë në këtë fushë.
“Në uebfaqe ka dal kërkesa për ekspertë dhe është e mundur të kryhet brenda 7-8 ditëve. Unë propozoj që së paku dokumentacioni të jetë tri ditë para mbledhjes së radhës për shqyrtimin e dokumentacionit”, ka thënë Dreshaj.