Komisioni i BE-së: Turqia nuk quhet me vend kandidat
Turqia nuk quhet më vend kandidat për Bashkimin Evropian.
Lajmin e ka bërë të ditur Euronews Turkish ku mësohet se ky vendim është marrë në maj por zbatimi i tij sapo ka filluar. Duke shtuar se shtetet anëtare nuk kanë luajtur një rol në këtë vendim një burim për këtë media tha:
“Kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Nuk do të ketë ndryshim në politikat në lidhje me Turqinë. Nuk do të ketë ndonjë ndryshim në fondet e dhëna ose në marrëdhëniet. U pa e përshtatshme që të organizohej në këtë mënyrë, kjo është e gjitha.”
Turqia është zhvendosur në njësinë ku ndodhen vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Ekziston një rregull në traktatin e BE -së që vendet që nuk janë të vendosura gjeografikisht në Evropë nuk mund të bëhen anëtare të BE -së.
Edhe pse po bën që nga viti 2005 që ka nisur bisedimet e plota për anëtarësimin në BE rruga e Ankarasë drejt unionit duket se ka devijuar në kthesa të njëpasnjëshme duke e larguar gjithnjë e më shumë nga Bashkimi Evropian.