Komisioni i garave i FBK-së publikon dënimet për ndeshjet e treta gjysmëfinale të “play-off”-it
01 maj 2024
| 17:30
Komisioni i Garave i Federatës së basketbollit të Kosovës ka publikuar dënimet për ndeshjet e treta të serisë gjysmëfinale të playoffit në Superligë.
Skuadra e Golden Eagle Yllit është dënuar me 100 euro, për shkak të veshjes së papërshtatshme të njërit nga zyrtarët e saj në bankë, ndërsa dënimet tjera janë për individë, për gabime teknike ku janë dënuar:
Nate Grimes (Ylli) 100 euro
Petar Mijovic (trajner, Ylli) 300 euro
Petar Mijovic (trajner, Ylli) 300 euro (2)
Kevin Capers (Trepça) 100 euro
Donte Clark (Prishtina) 100 euro
Dardan Berisha (Prishtina) 100 euro.
Pas ndeshjeve të treta të serive gjysmëfinale të playoffit, Trepça eliminoi Prishtinën me 3-0 dhe siguroi finalen, ndërsa gjysmëfinalja Peja-Ylli është me rezultat 1-2.