Komisioni i Garave i FFK-së merr këtë vendim për ndeshjen Dukagjini – Prishtina

14 shkurt 2023 | 18:20

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka refuzuar si e pabazuar ankesën e Prishtinës për ndeshjen e javës së 19-të kampionale kundër Dukagjinit.

Komisioni i Garave e ka regjistruar ndeshjen e zhvilluar të dielën në Klinë me rezultatin e arritur në fushë (1:0).

Prishtina ishte ankuar në golin e vetëm që vulosi epilogun përfundimtar të takimit, duke aloduar se gjyqtari me gabimin e bërë ka shkelur edhe rregullat e futbollit.

Klubi më i trofeshëm i futbollit të Kosovës me anë të një komunikate pas ndeshjes kishte kërkuar përsëritjen e takimit.

Komisioni i Garave në ecurinë e procedimit juridik të administrimit të provave dhe të vendimmarjes, ka kërkuar deklarata nga të gjithë zyrtarët e kësaj ndeshje, nga gjyqtari kryesor, gjyqtarët e tjerë në këtë ndeshje, gjyqtarët e dhomës së VAR-it si dhe nga personat zyrtar në këtë ndeshje, kontrollori, delegati, superkontrolla.

VENDIMI I PLOTË:

Refuzohet si e pabazuar ankesa e FC Prishtina – nga Prishtina dhe ndeshja e javës së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, ndërmjet KF Dukagjini dhe FC Prishtina, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë, 1:0 në favor të KF Dukagjini nga Klina.

A r s y e t i m

Komisioni i Garave në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 14.02.2023, regjistroi ndeshjet e javës së 19-të të Albi Mall Superligës së Kosovës me rezultatet e arritura në fushë, përveç të ndeshjes së zhvilluar në Klinë në mes të -K.F- Dukagjini dhe FC.-Prishtina , për shkak se FC-Prishtina ka ushtruar ankesë, duke kontestuar rregullësinë e sidomos ( golin e shënuar) dhe rezultatin e kësaj ndeshje.

Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha shkresave në lëndë u konstatua se:

Për Komisionin e Garave sipas nenit 71, paragrafi 1 të Regullores së Garave janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje lidhur me ankesën.

Komisioni i Garave në ecurinë e procedimit juridik të administrimit të provave dhe të vendimmarjes, ka kërkuar deklarata nga të gjithë zyrtarët e kësaj ndeshje, nga gjyqtari kryesor, gjyqtarët e tjerë në këtë ndeshje, gjyqtarët e dhomës së VAR-it si dhe nga personat zyrtar në këtë ndeshje, kontrollori, delegati, superkontrolla.

Po ashtu Komisioni i Garave ka kërkuar Letërkonfirmimin edhe nga Komisioni vleresues i Gjyqtarëve dhe pas administrimit të gjitha shkresave një nga një si dhe të gjitha së bashku, e të cilat dëshmi kanë peshë dhe relevancë determinuese – përcaktuese në orientim dhe kahje të vendimmarrjes, kështu që sipas nenit 79 të Rregullores së Garave kemi shtatë (7) pika (raste) të shkeljeve esenciale të dispozitave të Rregullave të Lojës së Futbollit dhe rasti konkret, kontestues i kësaj ndeshje nuk mund të cilësohet (kualifikohet ) si shkelje esenciale.

Prandaj, sipas nenit 79 të Rregullores së Garave refuzohet ankesa e FC Prishtina si e pabazuar dhe ndeshja e javës së 19-të ndërmjet KF Dukagjini – FC Prishtina, regjistrohet me rezultat të arritur në fushë 1:0 në favor të KF Dukagjini.

Nga theksimet e lartëshenuara e vendos si në dipozitv te ketij vendimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga sot, rruga “A” e cila do të jetë arterie…