Komisioni i Kuvendit nuk e pranon ‘Vidovdanin’ si festë zyrtare në Kosovë
17 tetor 2018
| 12:06
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, ka shqyrtuar në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.
Lista Serbe ka kërkuar që në Ligjin për festat zyrtare të hyjë 28 qershori që njihet si festa e Vidovdanit.
Mirëpo, këtë e kanë kundërshtuar anëtarët e këtij komisioni.
“Vidovdan është e papranueshme për neve. Ne si komision nuk jemi në gjendje ta marrim një vendim të tillë”, ka thënë kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Nait Hasani.
/Epoka e re/