Komisioni i ri Evropian do të marrë funksionet më 1 dhjetor
Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, ka thënë sot se do të ishte e pamundur për Komisionin e ri të Brukselit të marrë funksionet më 1 nëntor dhe se e gjitha kjo do të shtyhet më 1 dhjetor.
“Parlamenti është angazhuar në një mekanizëm transparent. Tashmë tre komisionerët e tjerë do të propozohen nga Rumania, Hungaria dhe Franca dhe ne do të fillojmë në Parlament shqyrtimin e kandidaturave të tyre”, theksoi ai, cituar nga agjencitë italiane të informacionit, gjatë një takimi në Cernobbio, në veri të Italisë.
“Mendoj se nuk do të jetë e mundur të respektojmë datën 1 nëntor dhe do të vendosim atë të 1 dhjetorit”, ka shtuar ai.
Votimi për konfirmimin e Parlamenti Evropian për gjithë e ekipin e përbërë nga gjermanea Ursula von der Leyen do të zhvillohet sipas kalendarit të parashikuar më 23 tetor gjatë një seance plenare në Strasbourg.
Tre emra janë refuzuar gjatë kësaj kohe nga komisionet e Parlamenti Europian gjatë procedurës së vlerësimit.