Komisioni i rithemelimit mbërrin në selinë e PD-së, i gjejnë të mbyllura dyert e partisë

05 janar 2022 | 12:54

Një grup deputetësh nga Komisioni i përkohshëm i rithemelimit të Partisë Demokratike kanë mbërritur në selinë e kësaj partie, ndërsa sot është afati i fundit i vendosur nga ata që kryetari Lulzim Basha ta lirojë zyrën e tij.

Mësohet se ky grup deputetësh do të japë një deklaratë për mediat, ndërsa nuk dihet se çfarë do të ndodhë më tej.

Ata kanë provuar tre dyert e selisë së partisë për t’u futur në pjesën e brendshme, por ato kanë rezultuar të bllokuara.

Aktualisht në katin e parë të selisë së PD-së është thënë se janë duke u kryer punime. Ndërkohë, një protestë kombëtare është thirrur më 8 janar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe do të mbahet në oborrin e selisë së PD-së. Ndërkohë, kreu i PD-së, Lulzim Basha që prej mëngjesit ndodhet në zyrën e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi që ka punuar më…