Komisioni i Venecias ka konstatuar se propozimi i qeverisë për Byronë ka të meta të mëdha
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj thotë se sipas Komisionit të Venecias propozimi i qeverisë për themelimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë ka të meta të mëdha.
Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se vetting po, por jo si është kërkuar.
“Janë dy opinione të Komisionit të Venecias, një për Vetting dhe një për Byro. Interesant sesi të njejtat dokumente, lexohen dhe kuptohen ndryshe nga politika, ndryshe nga juristët. Vetting po, por jo si është kërkuar. Sidoqoftë, fillim i mirë, dhe tash kërkesa të zbatohet në praktikë pikë për pikë sipas rekomandimeve në opinion. Sfida, të binden partnerët ndërkombëtarë dhe konsensus politik. Byroja Jo si është propozuar. Propozimi i qeverisë të meta të mëdha që cenojne sigurinë juridike, cenojnë sistemin aktual, cenon të drejtat dhe liritë themelore, sipas Komisionit të Venecias.