Komisioni ndërministror për Investime strategjike, shqyrtoi ofertat për investime në hotel “Grand”

24 dhjetor 2020 | 16:55

Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike, i kryesuar nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi, sot ka mbajtur mbledhjen e radhës ku ka shqyrtuar raportet e përgatitura nga grupet operacionale të disa aplikimeve për investime strategjike. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

“Komisioni me shumicë votash ka aprovuar rekomandimet e grupit operacional për subjektin aplikues “Çiçavica Wind Farm 1” L.L.C. Anëtarët e komisionit në këtë mbledhje kanë kërkuar informacione shtesë për disa çështje të cilat nuk ishin sqaruar sa duhet në raportet e grupeve operacionale. Në aplikimet për investime në hotel “Grand” janë shqyrtuar rekomandimet e grupit operacional për tri ofertat ku komisioni ka shqyrtuar vetëm  investitorin potencial strategjik “Bau Investment” LLC , pasi që është konstatuar se ka dokumentacionin më të kompletuar”, është thënë në njoftimin e MTI-së.

Sipas këtij njoftimi, edhe për këtë është kërkuar që komuna e Prishtinës t’i jep rekomandimet për kufijtë dhe hapësirën rreth hotelit “Grand”. “Njëzëri komisioni ka konstatuar se institucionet kompetente duhet t’i japin opinionet e tyre lidhur me investimet në fushën e energjisë së ripërtërishme”, është thënë tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mario Gotze po luan te skuadra e PSV-së, ndërsa në…