Komisioni parlamentar miraton tri projektligjet për FSK-në
26 nëntor 2018
| 11:46
Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka miratuar tre projektligjet për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Anëtarët e këtij komisioni me shumicë votash kanë miratuar Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për FSK-në dhe Projektligjin për Shërbimin në FSK.
Kryetari i këtij komisioni, Haxhi Shala, ka vlerësuar se debati për të gjitha këto projektligje është shterur dhe ka kërkuar që menjëherë të hidhen në votim.
Pas votimit në këtë komision, i mbetet Kryesisë së Kuvendit të Kosovës se kur do t’i vendos në rënd dite këto projektligje për miratim në lexim të dytë.