
Komisioni parlamentar për MSA-në drejtohet nga PDK-ja
12 dhjetor 2017
| 20:10
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të martën ka diskutuar lidhur me formimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, përkatësisht, përbërjen e delegacionit parlamentar për MSA-në.
Kryesia ka vendosur që Komisioni, në pajtim me praktikat e Kuvendit, të përbëhet nga 13 anëtarë. Kryesuesi do të jetë nga PDK-ja, ndërsa zëvendëskryesuesi nga Lëvizjes Vetëvendosje. Po ashtu, Kryesia, ka emëruar edhe delegacionin e Kuvendit të Kosovës, i cili do të merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore – SEECP.