Komisioni për Buxhet miraton Projektligjin për financimin e subjekteve politike dhe atë për zgjedhje

26 janar 2022 | 12:03

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 03/L-256.

Arsyetimin e këtij projektligji e ka bërë Mentor Borovci nga Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit, i cili ka theksuar se në aspektin buxhetor është paraparë një kosto shtesë mbi gjysmë milion euro, ku përfshinë numrin e punëtorëve dhe mallra e shërbime.

Duke iu përgjigjur anëtarëve deputetë të këtij komisioni, Borovci ka thënë se ky projektligj është në përputhje me rekomandimet dhe standardet e Komisionit të Venecias.

Projektligji për financimin e partive politike është miratuar në këtë komision dhe në bazë të propozimit të Avdullah Hotit ky projektligj është vendosur të dërgohet në Kuvend dhe të trajtohen në mes të dy leximeve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se luftimi i…