Komisioni për Ekonomi shqyrton sot vendimin e presidentes Osmani

26 nëntor 2024 | 09:12

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, sot pritet të shqyrtojë vendimin e Presidentes së Kosovës, lidhur me kthimin në rishqyrtim të Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit.

Mbledhja e Komisionit pritet në nis punimet në orën 11:00.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bazuar në kompetencat e saj kushtetuese, ka përdorur të drejtën e vetos, duke kthyer dy ligje për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës.

Sipas një komunikate të Presidencës, Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën.

Ndërkaq Ligji për mbrojtjen e konsumatorit është kthyer për shkak të dispozitave të caktuara të cilat rrezikojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu, ka…