Komisioni për emërtimin e rrugëve në Deçan del në terren, verifikon kërkesat
Komisioni për Emërtimin e Rrugëve, i emëruar nga Kuvendi Komunal i Deçanit, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe kërkesave të shumta, me propozime të emrave dhe rrugëve të paemërtuara, sipas parashtrimit të kërkesave nga qytetarët, kanë filluar daljen në terren, për të verifikuar nga afër gjitha kërkesat dhe për të konstatuar gjendjen faktike.
Agjenda e përfundimit të vizitave në terren, në të gjitha lokalitetet vazhdon deri më 11 mars.
Komisioni në fjalë i përbërë nga gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend dhe ekspertë nga urbanizmi do të jap vlerësimin për gjithsecilën kërkesë në përputhje me rregullat dhe kushtet që i parashohin ligjet në fuqi.
Në seancën e Kuvendit të Komunës, të muajit mars, pritet që Kuvendi t’i shqyrtojë propozimet nga Komisioni kompetent për t’i aprovuar.
Pastaj vendimi i Kuvendit të Komunës, sipas procedurës ligjore, dërgohet në ministritë e linjës, për t’i verifikuar a janë në përputhje me ligjet e vendit.
Pas aprovimit të ligjshmërisë, emërtimet e reja do të futen në adresarin e Kosovës dhe do të vendosen tabelat me emërtime, si dhe numrat e shtëpive.
Gjithë parashtruesit e kërkesave do të pranojnë vendimin me shkrim, për aprovimin apo jo të kërkesës së tyre, sipas rregullave dhe kushteve që obligojnë ligjet në fuqi.