Komisioni për Integrim Evropian miraton projektligjin për IPA 2016

30 nëntor 2021 | 16:35

Komisioni për Integrim Evropian në mbledhjen e mbajtur të martën ka shqyrtuar tri projektligje.

Anëtarët e këtij komisioni kanë shqyrtuar Projektligjin nr. 08/L-068 për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”, për të cilin ka folur Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Kosovës.

Pas prezantimit të zëvendëskryeministrit Bislimi dhe diskutimeve të deputetëve, komisioni ka përkrahur këtë projektligj të cilin e procedoi për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.

Po ashtu ky komision ka shqyrtuar nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme dhe atë për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendi, me amendamentet e komisioneve funksionale, duke i rekomanduar seancën miratimin e tyre.

Në këtë mbledhje anëtarët e këtij komisioni diskutuan edhe për aktivitetet e parapara për periudhën në vijim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë treguar së fundmi mbështetjen…