Komisioni për Integrime Evropiane miraton projektligjin për kripto-asetet
Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar sot Projektligjin për kripto-asetet, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, raporton Ekonomia Online.
Deputeti i LV-së, Driton Hyseni, tha së është iniciativë e Kuvendit që kjo fushë të ketë mundësi rregullimi.
“Ta kemi një ligj që trajton sidomos sferën e kripto-aseteve është synuar maksimalisht që të gjitha direktivat e BE-së, që parashihen të futen këtë vit. Përveç projektligjit bazik që është në procedim parlamentar, ne kemi paraparë një sërë aktesh tjera nënligjore e përgjegjësia më e madhe i takon Bankës Botërore. Rol të rëndësishëm do të ketë dhe njësia e inteligjencës financiare. Ne me këtë ligj arrijmë të japim një drejtim ku mund të operohet shëndetshëm në kripto-asetet”, ka thënë Hyseni.
Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi, tha se projektligji u miratua me gjashtë vota për.