Komisioni për Komunitete miraton tri projektligjet për transformimin e FSK-së
30 nëntor 2018
| 11:46
Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka miratuar tri projektligjet për FSK-në.
Anëtarët e këtij komisioni me shumicë votash miratuan Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, për FSK-në dhe atë për Shërbimin në këtë forcë.
Kjo erdhi pas kërkesës së nënkryetarit, Xhelal Sfeçla, për të futur në rend dite këto tri projektligje për FSK-në.